Njiheni gruan më të pasur në botë, e cila pasurinë e ka fituar vetë

Gruaja më e pasur në botë, e cila pasurinë e saj e ka fituar vetë, nuk e ka trashëguar, karrierën e saj e ka filluar me punë në një fabrikë për 16 dollarë në muaj.
Pas katër vitesh të kaluara në fabrikë, Wa Yayun vendos të ndërrojë profesionin e saj të nxhinieres dhe ka filluar të shkruajë për patundshmëritë në gazetat kineze.
Kur më në fund ia del të blerë banesën e parë të saj, ballafaqohet me një varg problemesh si mundësa e gazit në banesa, ndriçimi i keq apo problemet me ashensor në banesë, shkruan Novac.hr.
Kjo e ka nxitur që me bashkëshortin e saj të atëhershëm të themelojë kompaninë Lonfor Properties, e cila merret me patundshmëri.

Lexo edhePamje që të prekin në shpirt! Vogëlushja siriane qëndron poshtë gërmadhave bashkë me motrën e saj të vdekur
Patundshmërinë e parë rezidenciale kompania e ka shitur në vitin 2007 dhe atë për 157 dollarë metrin katror, që atë kohë ka qenë madje dyfishi i të ardhurave mujore mesatare me të cilat ka disponuar një nivel mujor një familje kineze.
Krahas kësaj, Longfor është edhe nismëtare e një qendre tregtare në Kinë. Selia e kompanisë është në Hong Kong, ndërsa vepron në 47 qytete anembanë vendti.
Yayun sot sipas indeksit të Bloombergut të miliarderëve është gruaja më e pasur në botë me pasuri prej 8,3 miliardë dollarësh, të cilat i ka fituar vetë./gazetametro.net














