Deputeti i Bundestagut gjerman, Peter Beyer, e raportuesi për Kosovën në Këshillin e Evropës ka arritur në zyrat e LDK-së, për të zhvilluar takim me Isa Mustafën.
Ky takim vije në përpjekjen për të qetësuar “gjakrat” mes VV-së e LDK-së të cilat assesi nuk po pajtohen rreth postit të presidentit, dhe të ndihmojë në lidhjen e koalicionit qeverisës mes këtyre dy partive, shkruan Reporteri.net.
Pas këtij takimi, njeriu i Merkelit do të shkojë edhe tek zyret e Vetëvendosjes ku do të takohet edhe me kreun e saj Albin Kurti.
Mbetet të shihet gjatë ditës nëse deputeti gjerman do të arritë të bind Kurtin e Mustafën që të merren vesh për presidentin dhe të nënshkruajnë marrëveshjen për bërjen e koalicionit.
Kujtojmë se dje Mustafa tha para mediave se e pret ftesën nga Kurti për takimin e radhës, duke lënë të hapur mundësinë që të takohen sot. /Reporteri.net/.