back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeNjë muaj paraburgim për të miturin që u kthye mbrëmë nga Siria

Një muaj paraburgim për të miturin që u kthye mbrëmë nga Siria

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, gjyqtari i procedurës paraprake të këtij departamenti, sot ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit Rëxhë Tafaj në kohëzgjatje prej një muaji.

Tafaj i cili mbrëmë u kthye nga Siria, dyshohet se ka kryer veprën penale ‘Bashkimi ose pjesëmarrja në ushtrinë ose policinë  e huaj, formacionet e jashtme paraushtarake ose para policore, në organizimet grupore apo individualisht jashtë territorit të Republikës së Kosovës’ të paraparë me nenin 3 paragrafi 3 të Ligjit nr.05/L-002 për ndalimin e bashkimit në konflikte të armatosura jashtë territorit të vendit, transmeton Indeksonline.

 

 

Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaji ndaj të miturit Rexhë Tafajn bazuar në nenin 187 par.1 nënpar.1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 dhe 1.2.3 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës. /Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz