Një lokal në Prishtinë ka ofertë interesante për Serbinë (FOTO)
BILLI

Lexo edheShihni sesi të kuqtë dhe të bardhët e vezës ngadalë shndërrohen në zog (VIDEO)

Një nga lokalet më të frekuentuara të Prishtinës, “Guest”, ironizoi me ofertën e një lokali në Beograd, rreth kampionatit evropian “Euro 2016”.
Këta të fundit kanë vendosur një shkrim ku thuhet që për çdo gol që merr Shqipëria dhe Kroacia pijet ofrohen me zbritje prej 5%.
E djemtë e lokalit “Guest” ishin të shpejtë në replikë.
Në një tabele të vendosur para lokalit në fjalë, kanë shkruar se ofrojnë pije 100% falas, për çdo gol që shënon Serbia në këtë kampionat.

Lexo edheShihni sesi të kuqtë dhe të bardhët e vezës ngadalë shndërrohen në zog (VIDEO)