BallinaLajmeLajmet e FunditNjë burrë pa shenja jete dërgohet në Emergjencën e Spitalit të Pejës

Një burrë pa shenja jete dërgohet në Emergjencën e Spitalit të Pejës

Një burrë është dërguar pa shenja jete sot rreth orës 14:00 në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka konfirmuar se vdekja e tij po dyshohet të ketë ndodhur në rrethana ende të paqarta.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe prokurori i rastit, i cili ka urdhëruar që trupi të dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Hetimet janë në zhvillim e sipër për të zbardhur plotësisht rrethanat e rastit.

- Advertisement -