BallinaLajmeNjë 17 vjeçare në Prishtinë dyshohet se është sulmuar seksualisht nga profesori...

Një 17 vjeçare në Prishtinë dyshohet se është sulmuar seksualisht nga profesori 68 vjeçar në studion e tij muzikore

Të ngjajshme

Gjashtë të lënduar në një aksident trafiku në Rakinicë të Skenderajt

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 15:00...

Ndue Përgjokaj largohet nga KF Dukagjini pas barazimit me Prishtinën e Re

Klubi i futbollit KF Dukagjini dhe trajneri Ndue Përgjokaj...

City me dy gola të shpejtë, O’Reilly i shënoi të dytë

Manchester City është në epërsi në finalen e Kupës...

Irani arreston 25 persona për dyshime se kanë bashkëpunuar me SHBA dhe Izraelin

Ministria e Inteligjencës e Iranit thotë se 23 persona...

Një profesor i muzikës në Prishtinë dyshohet se ka kryer një sulm seksual ndaj një 17 vjeçareje, të enjten, dje. Rasti është paraqitur një polici dhe profesori rreth të 70-ve është në mbajtje, shkruan Reporteri.

Dita e enjte (dje), nuk do të ishte aspak e mirë për një 17 vjeçare në Prishtinë. Ajo kishte shkuar rreth 14:20 në studion private muzikore të një profesori, në lagjën Dardania të kryeqytetit. Aty e mitura edhe ka thënë se është sulmuar seksualisht nga profesori i moshes 68 vjeçare, me inicialet E.K.

Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka mësuar nga burime të sigurta në Policinë e Kosovës se rasti është lajëmruar rreth orës 16:00, të po së njejtës ditë.

Sipas burimeve policore të Reporteri.net, profesori kishte filluar ta ngacmojë të miturën duke e prekur në pjesë të ndryshme të trupit dhe në fund edhe duke e puthur në buzë.
Sipas policisë, e mitura nuk ka pasur ndonjë lendim, ndërkaq sulmuesi është dërguar në mbajtje për 48 orë dhe është mbrojtur në heshtje.

Gazeta Online ‘Reporteri.net’ ka mësuar se për këtë është njoftuar edhe prokurori që merret me çështje për të mitur dhe lënda është cilësuar si ‘Sulm Seksual’.

Dje Policia kishte njoftuar për një sulm seksual
“Prishtinë 04.06.2020 – 14:20. I dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar seksualisht viktimën kosovare. Njësitet policore kanë trajtuar rastin, përderisa me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhej në raportin e policisë, ditën e djeshme./Reporteri

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz