BallinaLajmeNISMA po mbetet edhe pa një ministër, Shyqyri Bytyqi po ndërron parti

NISMA po mbetet edhe pa një ministër, Shyqyri Bytyqi po ndërron parti

Të ngjajshme

Rutte: Mosmarrëveshjet për Ngushticën e Hormuzit mund të zgjidhen

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, shprehu optimizëm...

Avancimi i proceseve parlamentare diskutohet mes Haxhiut dhe drejtoreshës së NDI-së

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, priti sot në takim...

Mbledhja e sotme e Qeverisë, këto vendime u miratuan

Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar sot mbledhje...

Ish-gjenerali Kastrati: Serbia është 99% në anën e Kinës dhe Rusisë

Akterë të ndryshëm të Kosovës kanë reaguar ndaj ushtrimeve...

Kompania fshin të gjitha gjurmët pas aksidentit që la 4 të vdekur në Vjenë

Një aksident i rëndë në një kantier ndërtimi në...

Ministri në largim i Arsimit, Shyqyri Bytyqi është pranë largimit nga NISMA.

Burime të Gazetës Online “Reporteri.net”, të afërta me ministrin, kanë treguar se dorëheqja e tij nga NISMA do të bëhet publike gjatë ditëve në vijim.

Sipas këtij burimi Bytyqi tashmë përfundimisht e ka ndarë mendjen për largim nga partia e Fatmir Limajt dhe vetëm është pritur shpërbërja e Kuvendit të Kosovës për ta zyrtarizuar vendimin.

I njëjti burim thotë se Shyqyri Bytyqi do të aderojë në një tjetër parti, dhe se gjithçka do të zyrtarizohet brenda pak ditësh, shkruan Reporteri.net.

Bytyqi është zyrtari i dytë i NISMA-s që ka mbajtur post ministror e që largohet nga NISMA. Muaj më parë partinë e Fatmir Limajt e ka braktisur edhe ish-ministri i Tregtisë Bajram Hasani i cili tashmë ka aderuar në AAK.

Reporteri.net ka provuar të kontaktojë Ministrin Bytyqi, por kontakti me të ka qenë i pamundur.

Raportime për largimin e tij nga NISMA ka patur edhe më parë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz