back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeNisin hetimet ndaj ministrit të qeverisë Haradinaj!

Nisin hetimet ndaj ministrit të qeverisë Haradinaj!

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Policia rajonale e Gjakovës e ka dorëzuar në Prokurorinë Themelore të Gjakovës kallëzimin penal ndaj ministrit të Diasporës, Dardan Gashit, si dhe të tjerëve, të cilët shihen duke gjuajtur me armë në një video të publikuar ditë më parë nga mediet në vend.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lirije Podrimaj ka thënë për Telegrafin se janë ndërmarr disa veprime operativo-hetimore, ndër to janë intervistuar disa persona dhe rasti i kompletuar i është dorëzuar me kallëzim penal Prokurorisë Themelore në Gjakovë.

“Policia e Kosovës, respektivisht stacioni policor në Malishevë pas marrjes së informatës ka iniciuar rastin dhe në bashkëpunim me prokurorin e shtetit ka filluar me procedurat hetimore. Gjatë punës hetimore me autorizimin e prokurorit janë ndërmarr disa veprime operativo-hetimore ndër to janë intervistuar disa persona dhe rasti i kompletuar i është dorëzuar me kallëzim penal Prokurorisë Themelore në Gjakovë”, ka thënë Podrimaj.

Telegrafi mëson se bëhet fjalë për ministrin e Diasporës, Dardan Gashi dhe të tjerëve lidhur me këtë rast.

Gashi dhe disa persona tjerë po festonin shpalljen të pafajshëm nga Gjykata të zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj si i dyshuar për korrupsion.

Ndryshe, një ditë më parë, Grupi parlamentar i LDK-së ka kërkuar një interpelancë për kryeministrin për tu njoftuar në detaje lidhur me këtë rast dhe njëkohësisht ka kërkuar shkarkimin e zëvendëskryeministrit, njëherësh ministër i Diasporës, Dardan Gashit.

Sipas LDK-së, sjellja e ministrit Gashi mbi të gjitha bie ndesh me etikën e lartë që duhet të kenë zyrtarët e institucioneve të shtetit.

Telegrafi ka provuar të kontaktoj me zëvendëskryeministrin Dardan Gashi, por i njëjti nuk ka hapur telefonin. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz