Ngjarja në Lepenc, pritet shembja e urës ku dyshohet se gjendet trupi i policit tjetër
03·

Sot janë bërë një javë që nga zhdukja e policit Armend Trena, ndërsa kolegu i tij Malsor Dashi është gjetur para dy dite.
Ekipet e Policisë së Kosovës dhe Forcave të Sigurisë, me ndihmën e shumë klubeve të zhytësve e vullnetarëve po vazhdojnë kërkimet në lumin Lepenc, aty ku ka rënë vetura.
Mirëpo, sot moti me shi po ua vështirëson kërkimet për policin Trenën.
Lexo edheMilaim Zeka: Gjergj Dedaj po na turpëron edhe brenda mahallës, të shkarkohet urgjentisht
Po ashtu, pritet që të shkatërrohet tërësisht ura e improvizuar e “Bechtel Enkes”, vend ky ku dyshohet se mund të jetë polici, shkruan Indeksonline.
FSK, Policia dhe zhytësit janë në vendin e ngjarjes. Pasi të ndalet shiu, do të vazhdojnë kërkimet.















