back to top
Wednesday, December 17, 2025
BallinaLajmeNga sot, telefonatat mes shteteve të Ballkanit shumë më të lira –...

Nga sot, telefonatat mes shteteve të Ballkanit shumë më të lira – mësoni çmimet e Kosovës

Të ngjajshme

Abdixhiku: Populizëm në publik, korrupsion në WhatsApp

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku,...

Leonora Jakupi dhe Asim Gashi vijnë me duetin e radhes, “Moj dashni”

Leonora Jakupi dhe Asim Gashi kanë rikthyer vëmendjen e...

Premton Haradinaj: Do t’u qëndrojmë krah nënave që lindin dhe rrisin fëmijët në Kosovë

Kandidati për kryeministër i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,...

​Burri rrah gruan në Ferizaj, sekuestrohet një pistoletë me 15 fishekë

Sot në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një...

Këshilli Rajonal Bashkëpunues (RCC) ka njoftuar se nga sot, çmimet e roamingut përgjatë tërë Ballkanit Perëndimor kanë rënë drastikisht. Qytetarët e këtyre vendeve do të jenë në gjendje të flasin, të hulumtojnë në internet, të dërgojnë SMS shumë më shumë e të paguajnë shumë më pak.

Mesatarisht, çmimet për thirrjet dalëse kanë rënë për 65% për qind, ndërsa për internet (data) deri në 78%, që janë ulje të konsiderueshme, ndërsa në disa raste këto ulje shkojnë deri në 99 për qind.

Për shembull, çmimi për thirrjet dalëse në disa raste shkon deri në 0.08 Eurocent, ndërsa çmimi për shfletim në internet (data) është ulur deri në 0.03 Eurocent, varësisht nga operatori.

Veç kësaj uljeje në çmime, një marrëveshje e re me BE-në për të lejuar uljen e çmimeve mes Ballkanit Perëndimor dhe BE-së është në realizim e sipër.

Çmimet deri më 30 qershor, 2019, për thirrjet dalëse të operatorëve kosovarë kanë qenë 1.75 Euro për minutë, për thirrjet e pranuara 0.50 Eurocent, për SMS 0.30 Eurocent, kurse çmimi për internet (data) ka qenë 2.00 Euro për MB.

Kurse, me marrëveshjen e fundit, që nis së aplikuari nga dita e sotme, thirrjet dalëse do të kushtojnë 0.15 Eurocent (ulje -91%), hyrëse 0.047 Eurocent (ulje -90%), një SMS do të kushtojë 0.04 Eurocent (ulje -85%) ndërsa një MB internet do të kushtojë vetëm 0.04 Eurocent (ulje -98%).

Tabela me çmimet e vjetra dhe të reja të të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz