back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaSportNga Lushta te Eskishehirspor, kush janë dy talentë mitrovicas që iu bashkuan...

Nga Lushta te Eskishehirspor, kush janë dy talentë mitrovicas që iu bashkuan akdemisë së famshme në Turqi

Të ngjajshme

Adenis Mehmeti dhe Lulzim Peci janë produkt i Shkollës së Futbollit “Lushta” nga Mitrovica, ndërkohë që tani e tutje do të jenë anëtarë të akademisë së njohur turke “Eskishehirspor”, shkruan Gazetasheshi.com.

Dy futbollistët u testuan për një javë në akademinë e klubit turk dhe lanë përshtypje shumë të mira te trajnerët e këtij klubi.

Trajneri i Shkollës së Futbollit “Lushta”, Emin Baliqi u shpreh i kënaqur me paraqitjen e dy talentëve mitrovicas në Turqi, teksa është optimist për qëndrimin e tyre në akademinë e Eskishehirspor-it.

“Sot përfunduan testin dhe qëndrimin një javorë në Akademin e Eskishehirspor lojtarët Adenis Mehmeti dhe Lulzim Peci të cilin ua mundësoj miku im Dr. Erdin Gündüz profesor në Univeristetin e Eskishehirit ku njëherit e falenderoj për kujdesin dhe mikëpritjen vëllazrore ndaj Lulit dhe Adenisit. Klubi dhe trenerët mbetën të kënaqur më angazhimin dhe paraqitjën e tyre në këtë test një javorë dhe shpresojë që të dy të jenë pjesë e kësaj akademie”, ka thënë Baliqi.

Ish-mesfushori i njohur mitrovicas së bashku me trajnerët e tjerë të Shkollës së Futbollit “Lushta” janë vazhdimisht në vigjilje të talentëve të shumtë që po dalin nga kjo shkollë dhe shumë shpejtë pritet të ketë edhe lëvizje të tjera.

Fotografia e Emin BaliqiFotografia e Emin BaliqiFotografia e Emin BaliqiFotografia e Emin Baliqi
/Gazeta Sheshi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz