back to top
Thursday, December 18, 2025
BallinaSportIsh-reprezentuesi i Kosovës, Sinan Bytyqi: Diplomova për zbulimin e talenteve, i gëzuar...

Ish-reprezentuesi i Kosovës, Sinan Bytyqi: Diplomova për zbulimin e talenteve, i gëzuar për sfidën e re te Man City

Të ngjajshme

KQZ akrediton vëzhgues për zgjedhjet 28 dhjetor

Në vazhdim të mbledhjes, KQZ mori vendim për akreditimin...

Kina vendos taksë mbi prezervativët

Kina do t’i japë fund një përjashtimi të gjatë...

Bashkim Gllareva merr mbështetje nga akademiku Arsim Bajrami (FOTO)

Kandidati i PDK së nga Drenasi, doktor Bashkim Gllareva...

Tahiri: Dragashi do të shndërrohet në destinacion turistik rajonal dhe evropian

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të...

Sinan Bytyqi ka ndarë disa lajme të mira, pasi ka treguar se është diplomuar për zbulimin e talenteve në futboll dhe tani është i gëzuar se do ta fillojë sfidën e re tek skuadra e Manchester Cityt.

Ish-mesfushori nga Kosova ishte njëri nga talentet më premtues të ‘Dardanëve’, por edhe tek kampionët anglez që kishin besim tek ai.

Megjithatë, ëndrra e tij u ndal në gjysmë pasi Bytyqi u detyrua ta lë futbollin në moshë të re, si 22-vjeçar.

Pas kontrolleve mjekësore te City, u konstatua se Sinani kishte probleme me zemër, ndërsa në atë kohë u rikthye në Austri te familja e tij dhe për afër një vit priti një vendim përfundimtar nëse do t’i lejohej të luante futboll ose jo.

Bytyqi gjatë kohës sa ishte lojtar i Man Cityt (Foto: Getty Images/Telegrafi)

Por, kjo nuk ndodhi dhe Bytyqi nuk u kthye kurrë fushave të blerta. Pas këtij vendimi, klubi anglez Man City i qëndroi afër duke i dhënë një rol për zbulimin e talenteve dhe ndjekjen e lojtarëve të tyre në huazim.

Tani Bytyqi ka diplomuar në këtë lëmi dhe ka shfrytëzuar rrjetet sociale për ta ndarë këtë lajm të gëzueshëm.

“Tung njerëz, jam i gëzuar me të vërtetë për të ndarë disa lajme të mëdha!”

“Mbarova diplomimin për (zbulim talentësh), pasi kam marrë një rol të ri si shef i zbulimit të talenteve për Manchester Cityn në rajonin e Austrisë dhe Zvicrës”.

“Po shikoj përpara për këtë sfidë të re dhe nuk mund të pres për të filluar”, ka shkruar Bytyqi në profilin e tij në Instagram.

Ndryshe, djaloshi nga Kosova ka luajtur për të gjitha grupmoshat e Austrisë nga U17 deri më U21, ku në 23 paraqitje ka shënuar nëntë gola dhe ka bërë 12 asistime.

Për ekipin e dytë të Manchester Cityt, Sinani ka zhvilluar 59 ndeshje zyrtare ku ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 17 asistime në katër vite sa qëndroi në akademinë e gjigantit anglez  /Telegrafi/

Sinan Bytyqi, Bersant Celina dhe Arber Zeneli

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz