back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeNga java e ardhshme mësimi online do të filloj 8 orë në...

Nga java e ardhshme mësimi online do të filloj 8 orë në ditë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Kryeministri në detyrë Albin Kurti së bashku me Ministren në detyrë të Arsimit, Shëndetësisë, Teknologjisë dhe Inovacionit, znj. Hykmete Bajramin dhe zëvendësministrin në detyrë, z. Jusuf Thaçi, u takuan me Drejtorin e Shkollës Model “Qamil Batalli”, z. Liridon Maliqi, Drejtoreshën e Drejtoratit të Arsimit të Komunës së Prishtinës, znj. Shpresa Shala, Drejtorin Televiz dhe Kryeproducentin, z. Faik Ispahiu, Drejtoreshën Ekzekutive të “TOKA”, znj. Jehona Gjurgjeala, mësuesit e arsimtarët dhe stafin vullnetarë i cili po e realizon mësimin online.

Si Qeveri jemi shumë të kënaqur me punën që po bëhet. Nxënësit tanë kanë mundësinë e marrjes së mësimit nga një ekip shumë mirë i përgatitur. E gjithë kjo punë e madhe po bëhet vullnetarisht.

Nga java e ardhshme mësimi do të filloj 8 orë në ditë. Tani për tani nxënësit mund të marrin mësimin në gjuhën shqipe, turke dhe atë boshnjake.

Visuri Corona në vendin tonë kryesisht po luftohet nga vullnetarët. Mobilizimi i tyre në çdo fushë na jep shpresë për shprehinë e punës dhe solidaritetin shtetëror që po e ndërtojmë.

Të Fundit

Sport

ShowBiz