back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeNesër vijnë dy ministra austriakë në Kosovë, thyejnë murin e pandemisë

Nesër vijnë dy ministra austriakë në Kosovë, thyejnë murin e pandemisë

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Austriakët e thyejnë murin e pandemisë, nesër vijnë dy ministra të tyre në Kosovë.

Për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë me COVID-19, në Kosovë do të zbarkojë një delegacion austriak i përbërë nga dy ministra të cilët në ambientet e aeroportit të Prishtinës do të takohen me ministrin në detyrë Glauk Konjufcën dhe Blerim Rekën, shkruan Gazeta Express.

Ministri për Evropë dhe Punë të Jashtme i Austrisë, Alexander Schallenberg bashkë me një delegacion austriak do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës. Lajmin e kanë konfirmuar përmes një komunikate për media nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Ministri austriak do të pritet nga ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca.

Takimi do të mbahet në orën 15 e 45 minuta në hapësirat VIP të terminalit të Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Në këtë takim do të marrin pjesë edhe Ministrja për Evropë e Austrisë, Karoline Edtstadler dhe ministri në detyrë për Integrime Evropiane i Kosovës, Blerim Reka.

Konferenca e përbashkët për media do të mbahet në të njëjtin vend, në Aeroport, në orën 17:00.

Gjithashtu janë dhënë rregulla specifike për gazetarët të cilët dëshirojnë të ndjekin ngjarjen.

Derisa nuk është specifikuar arsyeja e vizitës së delegacionit austriak në vend.

Të Fundit

Sport

ShowBiz