BallinaRegjionaleNesër protestohet në Skenderaj

Nesër protestohet në Skenderaj

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

 

Komuna e Skenderajt ka reaguar nëpërmjet një komunikate për Aktgjykimin e Gjykatës së Apelit për Sami Lushtakun që e lë kryetarin e saj në burgim me 7 vjet heqje lirie.

Për komunën ky është një gjykim skandaloz dhe tendencioz për të justifikuar gabimet e sistemi të drejtësisë duke e shpalluar të pafajshëm z. Lushtaku për akuzat për vrasje, e në anën tjetër duke e dënuar atë me akuza absurde dhe të paqena.

Këshilli i Punëtorëve të Administratës komunale dhe Shëndetësisë në Komunën e Skenderajt ka bërë thirrje për protestë një orëshe para objektit të Komunës së Skenderajt, për të shprehur kundërshtimin e tyre me rastin e publikimit të aktgjykimit të Gjykatës së Apelit kundër z. Sami Lushtaku.

Protesta ka për qëllim kundërshtimin e padrejtësive që po i bëhen Kryetarit të Komunës së Skenderajt Sami Lushtaku me procese të motivuara politikisht. Organizatorët e protestës do t’i bëjnë thirrje Gjykatës Supreme ta zhveshë drejtësinë nga politika.

Protesta do të mbahet para objektit të Komunës së Skenderajt nga ora 08:00 deri në ora 09:00.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz