BallinaJetëNëna vrau hajdutin para shkollës, mori votën e popullit dhe bëhet politikane

Nëna vrau hajdutin para shkollës, mori votën e popullit dhe bëhet politikane

Të ngjajshme

Dy kosovarë skijojnë për herë të parë në Majën e Shenjtë të Shkëlzenit

Dren Menda Mullaademi dhe Fis Nimani, kanë skijuar për...

Zhegrova në bankë për ndeshjen Juventus-Udinese

Ylli kosovar Edon Zhegrova nuk do të nisë sonte...

Arsenali “marshon” drejt titullit, arrin fitoren në fund ndaj Evertonit

Arsenali ka arritur një tjetër fitore në Premierligë. “Topçinjtë”, mposhtën...

16-vjeçari Max Dowman ia dhuron fitoren Arsenalit ndaj Evertonit

Një gabim i portierit të Evertonit, Jordan Pickord dhe...

Një hajdut 21-vjeçar në Brazil mendoi se preja më e lehtë për t’u grabitur kuletat e celularët ishin pikërisht nënat që ishin duke çuar fëmijët në shkollë.

Ai shkoi te dera e një shkolle dhe i tmerroi prindërit duke u nxjerrë armën në fytyrë e duke u kërkuar gjërat me vlerë.

Një prej prindërve ishte oficere ushtarake, 42-vjeçare dhe nënë e dy fëmijëve, e cila ishte jashtë shërbimit por me armën në çantë.

Ajo nuk ngurroi ta nxjerrë pistoletën e shërbimit dhe ta godasë hajdutin me dy plumba, një në këmbë e një në gjoks, teksa fëmijët vraponin të tmerruar.

Më pas e bllokoi që të mos lëvizte derisa të vinte policia dhe ambulanca, por hajduti vdiq në spital brenda asaj dite.

Videoja u bë virale dhe oficerja ushtarake mori nderime nga guvernatori i zonës. Një vit më vonë, kur vendosi të bëhet politikane e të kandidojë në zgjedhje, ajo përdori videon me moton “Unë nuk kam frikë ta luftoj krimin”.

Pavarësisht kundërshtimeve të opozitës për përdorimin e vrasjes si material fushate zgjedhore, gruaja mori votën e popullit dhe sot është politikane. /tch/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz