Gjenden mbetje eshtërore njerëzore në Mitrovicën e Veriut, dërgohen në IML për ekzaminim
dp

Lexo edheMusliu kërkon drejtësi për Arlinda Zekajn: Askush nuk duhet të flej i qetë nëse ka dështuar ta mbrojë një jetë

Disa mbetje eshtërore njerëzore janë gjetur në Mitrovicën e Veriut, gjatë një operacioni për zhvarrosje të realizuar nga autoritetet kompetente.
Sipas raportit policor, më 27 tetor 2026, Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka zbatuar urdhrin gjyqësor për zhvarrosje në një lokacion të kësaj zone.
‘”Mitrovicë Veri 1998-1999 – NN. Më 27.10.2026 Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore, kanë zbatuar urdhrin për zhvarrosje lëshuar nga gjykata, ku janë hasur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat janë tërhequr dhe dërguar në IML për egazminim mjekësor.”, thuhet në raportin e policisë

Lexo edheMusliu kërkon drejtësi për Arlinda Zekajn: Askush nuk duhet të flej i qetë nëse ka dështuar ta mbrojë një jetë