Policia jep informacionin zyrtar mbi vrasjen e ish-policit te ‘Xhamlliku’.
“Sonte rreth ores 22:20 minuta, ne rrugen “Xhanfize Keko”, persona ende te paidentifikuar kane qelluar me arme zjarri drejt nje automjeti ne levizje tip “BMW”. Per pasoje ka humbur jeten nje i ri, 26-vjeçari S.M.
Autoret dyshohet se jane larguar ne drejtim te fshatit Ferraj, ku dhe kane djegur mjetin e tyre, tip “Mercedes Benz”. Sherbime te shumta policore kane ngritur disa pika kontrolli ne kryeqytet dhe jane vene ne ndjekje te autoreve.
Nderkohe ekspertet e kriminalistikes po mbledhin prova ne vendngjarje, qe do te ndihmojne hetimin. Policia ka nisur te shoqeroje persona qe mund te kene dijeni per rrethanat e krimit.
Specialiste nga Sektori per Krimet e Renda ne Drejtorine Vendore te Policise Tirane jane angazhuar si pjese e grupit te posaçem hetimor per zbardhjen e ngjarjes dhe venien para pergjegjesise ligjore te autoreve. Policia e Shtetit fton kedo qe ka dijeni per rrethanat e krimit te telefonoje falas ne numrin 112″, njofton policia.
Santiago Malko, ish-polici që u vra sot në zonën e Xhamllikut në kryeqytet njihej si mik me Ervis Martinaj. Ai ka qenë prezent në ngjarjen e ndodhur vitin e kaluar në bllok ku u vra Fabian Gaxhaj. Në mbrëmjen kur ka ndodhur vrasja në Bllok, Malko është fokusuar nga kamerat e sigurisë duke hyrë brenda në lokal, teksa në kokë mbante edhe një kapele. Ai ka hyrë në lokal pas Ervis Martinajt dhe Eljon Hatos në lokalin Monopol.