BallinaSportNegociata mes palëve me FIFA-n për shtyrjen e Shqipëri-Izrael

Negociata mes palëve me FIFA-n për shtyrjen e Shqipëri-Izrael

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Ndeshja Shqipëri-Izrael mund të mos zhvillohej ditën e shtunë, por në një datë tjetër në vitin 2017, pasi frika për sigurinë e kombëtares izraelite në vendin tonë vazhdon të jetë e lartë. Burime pranë kombëtares izraelite kanë konfirmuar se dy federatat, në bashkëpunim me FIFA-n, pritej të vendosnin sot nëse do të zhvillohej apo jo kjo ndeshje, pasi situata për momentin është shumë e pasigurt.

FIFA zakonisht nuk shtyn ndeshje, përveç rasteve ku ka situatë ekstreme dhe izraelitët mendojnë se kjo është një e tillë, pas arrestimit të katër shtetasve shqiptarë të cilët mendohej se po planifikonin sulme terroriste gjatë aktivitetit. “Nëse LOTAR (agjencia antiterror e Izraelit) do na këshillojë të mos udhëtojmë, edhe FIFA do ta pranojë. Do të dimë diçka më shumë gjatë ditës së mërkurë”, deklaroi një zyrtar i Federatës Izraelite.

Ndërkaq, gjatë ditës së djeshme ka pasur takime të vazhdueshme mes institucioneve të sigurisë izraelite për të bërë përgatitjet në rast se FIFA nuk vendos shtyrjen e takimit për një date tjetër. Janë përforcuar të gjitha masat e sigurisë dhe ekipi parashikohet që në rast udhëtimi në Tiranë të enjten, të shoqërohet me dhjetra forca sigurie dhe agjentë të shërbimeve sekrete.

Situata në fjalë u është shpjeguar edhe lojtarëve të cilëve u është bërë e ditur se do të kishte masa ekstreme sigurie. “Ajo që ka ndodhur në Bosnjë Hercegovinë, me helikopterë, qindra policë e shumë forca sigurie, nuk do të jetë asgjë në krahasim me atë që ju pret në Tiranë”, ka qenë shpjegimi që u është dhënë lojtarëve, duke i treguar qartësisht se nëse zhvillohet kjo ndeshje, do të bëhet nën masa të paprecedent edhe për një kombëtare si ajo e Izraelit e cila është mësuar të luajë në kushte të tilla dhe nën rrezikun e vazhdueshëm të sulmeve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz