back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajme“Në vjeshtë pritet marrëveshja me Serbinë, por jo ajo finale”

“Në vjeshtë pritet marrëveshja me Serbinë, por jo ajo finale”

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Analisti politik, Naim Rashiti, ka thënë se pritjet janë që në shtator ose tetor të këtij viti të arrihet një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por jo marrëveshje e plotë.

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai ka shtuar se kjo marrëveshje mund t’i rregullojë çështjet ekonomike ndërmjet dy vendeve dhe pastaj elementet politike mund të rregullohen vitin e ardhshëm.

“Pritjet janë që në shtator–tetor të ketë një marrëveshje me Serbinë. Në vjeshtë pritet një marrëveshje jo e plotë, një marrëveshje e cila rregullon shumëçka në praktikë dhe pastaj elementet politike në vitin e ardhshëm”.

“Gjithçka që flitet për marrëveshje që nuk përfshinë njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve është marrëveshje jo e plotë. Është një përpjekje për ta vendosur dialogun në një fazë tjetër që e lehtëson arritjen e marrëveshjes finale”.

Sipas tij, sinkronizimi ndërmjet Bashkimit Europian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës rreth dialogut Kosovë-Serbi ka munguar dhe po mungon edhe tani.

“Pas zgjedhjeve serbe, ka një bindje se mandati i parë duhet të përfshihet për një marrëveshje sa më gjithëpërfshirëse me Kosovën”.

“Jemi vetëm në fazat e hershme për zhvillimin e këtyre takimeve. Gjithë këta hapa që Qeveria i ka bërë me heqjen e tarifës, po shohim se ka filluar pak presioni mbi Serbinë që ta ndalojë fushatën dhe të mos lobojë kundër Kosovës”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz