Në pritje të qeverisë së re, po shemben kullat e Jasharëve në Prekaz

Objektet në kompleksin “Adem Jashari” janë në gjendje jo të mirë, ende s’ka filluar asnjë ndërhyrje në to, raporton T7
Kjo pamje është e zakonshme në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Vizitorë të shumtë, kryesisht familjarë janë vizitorë të shpeshtë të këtij vendi historik.
Ata që e vizitojnë Prekazin, thonë se kjo është një formë respekti për ata që u bën themel i shtetit të Kosovës.
Praninë e shumtë të vizitorëve e konfirmon edhe ciceroni Xhevat Imeri, ai që ka qëndruar këtu përditë, për vite me radhë.
Por edhe dëmtimet dhe gjendja jo e mirë e objekteve në këtë kompleks, kanë filluar të shndërrohen në imazhe të zakonshme.
Busti i komandantit Adem Jashari, i cili është punuar vullnetarisht nga një skulptor tashmë është dëmtuar.

Lexo edheLajmi i Fundit: “VV ka fituar zgjedhjet, edhe pas numërimit të votave të diasporës, por a e kalojë Nisma pragun?”
Pos tij, kullat vazhdojnë të rrezikohen nga shembja, pasi dy dekada pas ngjarjes së rëndë në familjen Jashari, ata kanë mbetur të paprekura.
E kështu edhe pritet të ndodhë. Fillimi i restaurimit apo konsvermimit të këtyre objekteve nuk pritet të ndodhë as këtë vit.
Nga Agjencioni për Menaxhimin e Memorialeve thonë se asnjë procedurë nuk mund të zhvillohet derisa formohet qeveria e re.
Bislim Zogaj sqaron edhe arsyen pse nuk është intervenuar në rregullimin e bustit.
Qeveria vetëm në fillim të vitit 2019 pati ndarë 300 mijë euro për fillimin e punëve në këtë memorial.
Ndërkohë komiteti I ri ndërministror do të vendos për hartimin e një projekti të ri apo jo, kostoja e të cilit planifikohet të jetë rreth 6 milionë euro dhe për hartimin e të cilit nevojitet më shumë se 1 vit kohë.














