BallinaLajmeNë një fshat të Skenderajt shiteshin produkte me afat të skaduar, gjobë...

Në një fshat të Skenderajt shiteshin produkte me afat të skaduar, gjobë ndaj pronarit

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një publikimi të bërë në Facebook, ka njoftuar që Drejtoria e Inspektoratit gjatë kontrollave nëpër markete në fshatin Polac, ka hasur në produkte me afat të skaduar, ku më pas edhe e kanë asgjësuar atë.

Jashari ka thënë madje se ndaj pronarit është shqiptuar edhe gjobë.

“Angazhimi ynë në mbrojtje të konsumatorit nuk do të ndalet asnjëherë!

Drejtoria e inspektoriatit gjatë kontrollave që ka bërë nëpër markete të ndryshme në fshatin Polac, ka hasur në produkte me afat të skaduar në njërin prej marketeve në këtë fshat, përkatësisht në marketin “Ardi”. Ku pastaj e kanë bërë konfiskimin e mallit, dhe e kanë asgjësuar atë. Natyrisht, ndaj pronarit është shqiptuar gjobë, konform dispozitave ligjore.

Nga qytetarët kërkojmë bashkëpunim që të raportojnë, nëse hasin në raste të tilla”, ka shkruar Jashari./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz