back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeNë këtë ditë rikthehet shiu

Në këtë ditë rikthehet shiu

Të ngjajshme

- Advertisement -

Fundjava me mot të ngrohtë dhe me diell. Nga mesi i javës së ardhshme reshje shiu dhe rënie e temperaturave.

Në ditët e fundjavës fusha anticiklonike me masa të ngrohta ajrore do të shtrihen mbi rajon, që do të sjellin mot stabil, të ngrohtë dhe kryesisht me diell.

- Advertisement -

Mot stabil dhe kryesisht me diell do të mbajë edhe ditëve të para të javës, e nga dita e mërkurë një front i ftohtë pritet të kaloj mbi rajon, ku do të sjellë vransira dhe mundësi për të reshura shiu, si dhe rënie të temperaturave.

Vlerat e cilësisë së ajrit do të luhaten kryesisht rreth vlerave të mira dhe mesatare, të shtunën herët në mëngjes mund të kalojnë edhe në të pashëndetshme.

16.03 – Butë, pjesërisht vranët, por me intervale më të gjata me diell. Në mbrëmje kthjellime.

17.03 – Ngrohtë, kthjellët dhe me diell.

18.03-19.03 – Ngrohtë, kryesisht me diell.

20.03 – Më ftohtë, kryesisht vranët, e pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta shiu.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 2C deri në 6C, e maksimalet nga 16C deri në 20C.

Ditën e mërkurë pritet të zbresin deri në 10C.

Do të fryj erë mesatarisht e fuqishme kryesisht nga jugperëndimi 4-11m/s..

Shtypja atmosferike do të shënojë rritje të lehtë mbi vlera normale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz