Aksident trafiku në Sllatinë, ka edhe të lënduar
01

Lexo edhe24 vjeçari britanik arrestohet për ‘mbështetje’ të sulmit në Zelandën e Re

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Sllatinë, ku një person ka marrë lëndime të lehta trupore.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Është raportuar një aksident trafiku në rrugën Prishtinë -Pejë në Sllatinë, ku janë të përfshira dy automjete. Përveç dëmeve materiale, një person ka marrë lëndime të lehta”, ka treguar Hoxha.

Lexo edhe24 vjeçari britanik arrestohet për ‘mbështetje’ të sulmit në Zelandën e Re
Tutje ai ka thënë se njësitet policore janë duke u marrë me rastin për procedurat e mëtejme.