Në Drenas nis investimi 1.3 milion eurosh (Foto)

Sot në Drenas është përuruar fillimi i punimeve të fazës së tretë të projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Drenica dhe lumit Verboc”, në një gjatësi prej 1.3 km dhe me vlerë prej 689 mijë euro.
Në këtë përurim kanë marrë pjesë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ministri i Ambientit, Ferat Shala, deputetë të zonës dhe banorë të kësaj komune.
Kjo fazë e projektit përfshin rregullimin e shtratit të lumenjve Verbovc dhe Drenica përreth pjesës urbane të Drenasit, dhe kanalizimin e ujërave të zeza për pjesën e lumit Verbovc dhe Drenica.
Projekti do të vazhdojë edhe me faza tjera që përfshijnë rregullimin e shtratit të lumit Drenica nga Komorani deri në Drenas dhe me pjesën e lumit nga Drenasi në drejtim të rrjedhës së poshtme të lumit, që në total do të përfshijë një investim në vlerë prej 1.3 milion euro.
Lexo edheLladrovci nis projektin e parë në Drenas (Foto)
Ky investim është vetëm një nga projektet e shumta të planifikuara për Komunën e Drenasit dhe vjen në prag të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës në shenjë përkrahje dhe falënderimi për banorët e kësj komune që kanë kontribuar shumë për lirinë e vendit. /Lajmi.net/

















