Në Ditën e Çlirimit të Drenasit kujtohet sakrifica e dëshmorëve
Për nder të shënimit të Ditës së Çlirimit të Drenasit, Kryetari Demaku me bashkëpunëtor së bashku me Organizatat e Dala nga Lufta, Kryesuesin e anëtar të Kuvendit Komunal të Drenasit, Komandanti i Stacionit Policor si dhe bashkëpunëtor komunal, bënë homazhe te Lapidari i Dëshmorëve, ku nderuan sakrificën e atyre që dhanë për çlirimin e vendit.
Pas homazheve u mbajt Seanca Solemne në Sallën e Kuvendit, ku këtë seancë e ka udhëhequr deputetja znj.Sabrije Kukaj, ndërsa një fjalim e ka mbajtur kryesuesi i Kuvendit, Naim Bazaj i cili theksoi se shënimi i kësaj dite të rëndësishme të hisotirsë së Drenasit është një datë sinonim i arritjeve që përfaqësojnë përpjekjet e vazhduara të popullit të Kosovës në luftën e pa ndalur me sakrifica të panumërta të bërjes shtet të lirë e të pamvarur.
Ndërsa kryetari i Komunës, Nexhat Demaku para të pranishmëve tha se “pa dyshim që 17 qershori është dita me e rendësishme për Komunën tonë, për faktin se muaji qershor i vitit 1999, është muaji kur Kosova është çliruar përfundimisht nga pushtuesi serb. Sot me krenari kujtojmë ditën e çlirimit dhe pandashëm sakrificën e gjithë brezave për lirinë e vendit, populli jonë i vogël dhe ne veshtirësi ka nxjerrur gjithmonë figura të mëdha që me veprat e tyre ngritën lartë emrin e shqiptarëve dhe u bënë shembull për gjithë popujt tjerë që lufutan për liri”, tha kryetari mes tjerash.
Lexo edheKëta janë zyrtarët e Drenasit për të cilët Prokuroria ngriti aktakuzë
Për të shënuar këtë ditë, janë mbajtur një varg aktivitetesh, ku pas përfundimit të seancës solemne, në sheshin e qytetit është mbajtur aktivitete në pikturë nga nxënës të shkollave, zbulimi i figurës së heroit të Kosovës, Rasim Kiçina në shkollën e mesme të ulët që mban emrin e heroit, finalja e turnirit tradicional memorial në futboll të vogël “Fehmi Lladrovci” dhe manifesimi qendror në sheshin “Fehmi Lladrovci”.














