Në Antalie zbresin mbi 85 mijë turistë brenda një dite

Numri i turistëve të ardhur me rrugë ajrore në Antalie të shtunën arriti në 85 mijë e 205 brenda një dite dhe kështu shënoi një rekord të ri.
Prefekti i Antalies, Mynir Karallollu (Münir Karaloğlu) në një postim të bërë në llogarinë e tij në median sociale publikoi numrin e turistëve të ardhur brenda një dite.
Në postimin e tij Prefekti Karallollu shkroi këtë mesazh: “Urime Antali. Është thyer rekordi i turistëve të ardhur brenda një dite. Numri i turistëve të ardhur më datën 8 qershor 2019 arriti në 85 mijë e 205. Në krahasim e periudhën e njëjtë të një viti më parë këtë vit kjo shifër shënoi rritje mujore me 17 për qind dha kapi shifrën e 570 mijë e 422, ndërsa në bazë vjetore u shënua rritje me 18 për qind ndërsa numri i të ardhurve në Antalie arriti në 3 milionë e 870 mijë e 211 persona. Urojmë edhe rekorde

Lexo edheBie vinçi, vdes një punëtor














