Kryetari i OEK-ut, Berat Rukiqi, tha se ekonomia e Kosovës ka rritje stabile, por sipas tij, kjo rritje nuk është rezultat i elementeve të qëndrueshme pasi vjen më shumë nga remitencat dhe sektori publik.
Ai tha se ka një skepticizëm për të investuar në Kosovë për shkak të vështirësive juridike
“Ekonomia e Kosovës ka rritje stabile që po vazhdon nga viti në vit dhe është lajm i mirë në kohën kur kemi moqale politike. Kjo rritje ekonomike nuk është rezultat i elementeve të qëndrueshme pasi vjen më shumë nga remitencat dhe nga sektori publik. Rritja e kontributit të sektorit privat nuk vjen vetvetiu. Nuk mjaftojnë vetëm forca e tregut, dëshirat e mira të politikbërësve, nuk mjafton një pjesë e reformave. Rritja në sektorin privat në rrije ekonomike vjen kur kemi zero burokraci, reforma në arsim, sundim të ligjit, konkurrencë lojale etj. Ka një skepticizëm për të investuar në Kosovë për shkak të vështirësive juridike”, ka thënë Rukiqi, raporton EkonomiaOnline.
Ai ka thënë se rënia e investimeve të huaja nga viti në vit është shumë shqetësuese dhe po humbet hapi me vende e rajonit.
Ai tha se ka mungesë të veprimeve të institucioneve.
“Kosovës i duhet një ekonomi ku sektori privat krijon vende pune e jo preokupimi të jetë në këtë vend rritja e pagave në sektorin publik. Prandaj duhet me u kujdes për sektorin privat. Rënia e investimeve të huaja nga viti në vit, që nga shpallja e pavarësisë në vend që të kemi rritje të investimeve të huaja ne kemi rënie dhe ne po e humbim hapin me vende e rajonit. Një ekonomi e fuqishme fillon me një fuqi punëtore të fuqishme dhe të edukuar mirë. Politika në arsim i kemi të orientuar rreth pagave ë arsimit, kjo duhet të ndryshojë. Nga viti në vit kur neve na duhet me u marrë me një sindikatë, ne duhet me u marrë me një çështje strategjike. Ka mungesë të veprimeve dhe varet nga të gjitha institucionet vendimmarrëse. Nga parlamenti tash vonë është diskutuar pakoja e ligjeve tatimore që janë në parlament qe një vit”, u shpreh ai.
















