Ndryshime në Komunë të Drenasit, Lladrovci emëron edhe dy drejtoresha të reja
03

Lexo edheDrenasi fiton edhe një grant prej 100 mijë euro, atë të performancës mjedisore

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka plotësuar ekzekutivin me emërimin edhe të dy drejtorive të cilat do të udhëhiqen nga femrat.
Nga sot, Komuna e Drenasit, drejtoritë me shumicë i udhëheqin gratë, nga gjithsejtë 12 drejtori, 7 prej tyre do të udhëhiqen nga femrat dhe 5 nga meshkujt.
Shqipe Zogu do të udhëheq Drejtorinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ish asambleiste e Kuvendit Komunal në Drenas për dy mandate dhe Egzona Jetullahi do të udhëheq Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik.

Lexo edheDrenasi fiton edhe një grant prej 100 mijë euro, atë të performancës mjedisore
Drejtorinë e Infrastrukturës Publike do të drejton Idriz Hysenaj, Flutura Avdiu, Drejtorinë e Planifikimit Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Anita Abdullahu, Drejtorinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillim Rural dhe Shyqyri Bublaku, Drejtorinë për Buxhet e Financa. Kurse drejtoritë tjera do të drejtohen nga drejtorët aktual.