BallinaLajmeNdalohen dy shqiptarë në aeroportin e Munihut, kishin pasaporta të falsifikuara

Ndalohen dy shqiptarë në aeroportin e Munihut, kishin pasaporta të falsifikuara

Të ngjajshme

Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për ne

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës Vedat Muriqi ka folur...

Faton Peci: Sot mbi urën e Ibrit mbjellëm mbi 100 karanfila

Kryetari i Mitrovicës, Faton Peci, është zgjuar të dielën...

Humbi ndjenjat gjatë stërvitjes, trajneri i Rumanisë dërgohet në spital

Trajneri i Rumanisë, Mircea Lucescu është dërguar së fundmi...

Italia duket se nuk është vetëm vendi ku lulëzojnë limonët por edhe vendi ku në rrugë mund të gjesh dokumente identifikimi, shkruan süddeutsche Zeitung. Kështu së paku kanë pohuar dy shqiptarë të rinj të cilët janë ndaluar në Aeroportin e Munihut të shtunën me dokumente të falsifikuara.

Ata janë kapur nga policia federale dhe janë penguar të fluturojnë, transmeton albinfo.ch. Njëri prej tyre donte të shkonte në Kanada ndërsa pasaportën e vet italiane ka thënë se e ka gjetur thjesht rrugës, në Venedik. Ndërsa tjetri ishte nisur për në Britani të Madhe. Edhe ky po ashtu e kishte gjetur pasaportën në Itali, por jo në Venedik veçse në Milano.

Duke i ballafaquar me gënjeshtrën, policia i ka dëbuar ata në vendin e prejardhjes. Jo në Itali por në Shqipëri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz