back to top
Saturday, September 6, 2025
BallinaLajmeMustafa tregon të rejat për koalicionin me Vetëvendosjen

Mustafa tregon të rejat për koalicionin me Vetëvendosjen

Të ngjajshme

Kosova e fillon fortë keq kampanjën e kualifikimeve për Botëror, Zvicra si Zvicra

Ishte ndeshja e parë kualifikuese për Kampionatin Botëror, por...

Dajaku i ashpër me kritika pas humbjes së turpshme të Kosovës

Analisti i përhershëm i emisionit sportiv “Favorit”, Taulant Dajaku...

Zbulimet që po ndryshojnë mënyrën se si trajtojmë zemrën

Mjekët, shkencëtarët dhe kërkuesit në takimin vjetor të Shoqatës Europiane të...

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Isa Mustafa, ka thënë se ende nuk kanë arritur ndonjë marrëveshjen me Vetëvendosjen. Lidhur me koalicionin parazgjedhor mes dy partive.

Ai para gazetarëve ka thënë se duke parë bisedat deri tani, nuk ka zgjidhje tjetër, pos të konkurrojnë veç e veç.

Mustafa ka thënë se nuk do të hyjnë në koalicion me asnjë parti tjetër, pos Vetëvendosjes.

Mirëpo, ai ka shtuar, se posti i kryeministrit po e zvarritë këtë çështje dhe po pamundëson marrëveshjen.

“Kanë mbetur që ata të japin reflektimin lidhur me këtë. Akoma nuk kemi ndonjë përgjigje. Natyrisht ne jemi të përcaktuar që koalicioni do të jetë i mundshëm.

Për të cilin vlerësojmë që është i mirë të bëhet se kemi objektiva të përbashkëta, forcimin e shtetit, zhvillimin ekonomik, dekriminalizimin. Porse LDK do ta këtë kryeministrin, dhe ne kështu besojmë se mund të arrihet një program për të cilin jemi të përkushtuar.

Çdo zgjidhje tjetër na qon në atë që të konkurrojmë veç e veç.

Pas procesit zgjedhor, pas datës 6 tetor duhet të merremi vesh që Qeverinë duhet të drejtojë ai që ka shumicën e votave.

Nuk kemi ndonjë çështje që nuk jemi pajtuar. Posti i Kryeministrit është po e zhagitë këtë proces dhe ndoshta pamundëson marrëveshjen.

Nuk hyjmë në koalicion më asnjë subjekt tjetër, pos Vetëvendosjen. Nëse bëjmë bëjmë vetëm me Vetëvendosjen”, ka thënë Mustafa./Indeksonline/

 

Isa Mustafa tregon planin për koalicion me Vetëvendosjen

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz