Mustafa përsërit: Qytetari s’vendos as për kryeministër e as për Qeveri

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, duke komentuar situatën politike në vend, por edhe rreth asaj që kosovarët ende nuk lëvizin lirshëm, ka thënë se dialogu nuk ka ndikuar në procesin e liberalizimit të vizave, transmeton Indeksonline.
“Unë mendoj që është faji i joni atëherë, pa emra e mbiemra që atëherë e kundërshtuan që gjenin argumente populiste, pasi t’i thuash që po e humbim tokën ose pazar me Malin e Zi ishte një tradhëti, por të njëjtit i çun gishtat e ratifikuan marrëveshjen me tekst të njëjtë.
Sjellja populiste e disa njerëzve atëherë është gjë e njohur, pasi që tentojnë të fitojnë përkrahje popullore pa marrë parasysh a është kauza e tyre e qëndrueshme apo jo. Arritën ta bëjnë këtë por e dëmtuan Kosovën.
Disa as nuk më shikonin në sy kur bisedojsha, s’kishin argumente. Frymë populiste që më vonë u tërhoqën sa i përket kësaj, pasi që të njëjtit e votuan.
Mendoj që shtë bë një punë e mirë e prokurorisë dhe gjyqësorit. S’mund të them që s’ka krim dhe korrupsion. Por s’mund të justifikohet BE që mos të pajtohen që qyetarët mos të lëvizin lirshëm, pavarësisht gabimeve tona.
Procesi i dialogut s’ka qenë i lidhur me procesin e liberalizimin e vizave. Para saj shpresoj që të bëhet qeveria që duhet menjëherë ta vizitojë Berlinin ose ta kontaktojë drejtpërdrejt që ta fitojmë përkrahjen e tyre, po ashtu edhe me Francën të bisedohet se ne ta luftojmë krimin e korrupsionin e që jemi vend i sigurt.
Edhe disa vende të BE-së, Holonda e Belgjika deri diku. Sepse tek të tjerat s’kemi shumë probleme. T’i bindim që Kosova është perspektiva e ardhshme e BE-së.
S’kanë qenë të lidhura me dialogun, e as s’duhet të lidhën, pasi kemi angazhim të SHBA-ve për dialogun, ka pas kërkesë nga ta që të hiqen vizat. Por, mund të ndikojë pozitivisht ky proces”, thotë ai.

Lexo edheKomandant Malisheva, pjesëmarrës në Betejën e Kumanovës, flet nga burgu: Ahmeti dhe Gruevski orkestruan sulmin! VIDEO
Mustafa edhe një herë ka theksuar se qytetari s’vendos as për kryeministër e as për qeveri.
“Në të gjitha vendet ekziston mundësia që të zgjidhet qeveria nga parlamenti, kjo mundësi të bëhet edhe në Kosovë. Problemin e kemi se qytetari ka vendos se kush do të jenë parlamentari e deputetët, por jo qytetari s’vendos se kush do të jetë kryeministri.
Nga 120 ulë, 20 ulëse janë të garantuara për joshumicë, asnjë subjekt s’është ai që merr 50 për qind a 61 deputet me qeverisë Kosovën. Por, duhet të ketë marrëveshje politike, pas zgjedhjeve të përgjithshme.
Mendoj që detyrë themelore e argumentimit ajo e Presidentit, pasi që ai në bazë të Kushtetutës i drejton këto procese”, thotë ai./Indeksonline














