back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeMustafa: Civilizimi njerëzor do të triumfojë mbi të keqen globale

Mustafa: Civilizimi njerëzor do të triumfojë mbi të keqen globale

Të ngjajshme

Berisha në Strasburg: Akuza ndaj Ramës për lidhje me kartelet e drogës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili ndodhet...

Vuçiq: Gjenocidi është term juridiko-politik

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se ai ka...

“Tym i zi” për Ardian Ismajlin, do të qendrojë për një muaj jashtë fushave

Do ta marrë malli për futbollin. Ardian Ismajli është sërish...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka shprehur ngushëllime pas sulmit terrorist në Stamboll, i cili la të vdekur dhjetëra njerëz dhe qindra të tjerë u plagosën.

Telegram ngushëllimi, kryeministri Mustafa i ka dërguar edhe kryeministrit të Turqisë, Binali Yildirim.

Në telegramin e kryeministrit Isa Mustafa thuhet:

Jemi thellësisht të trishtuar nga sulmi terrorist që goditi Stambollin, duke lënë të vdekur dhjetëra njerëz dhe plagosur qindra të tjerë.

Qytetarët e Kosovës e përjetojnë rëndë çdo akt të tillë vdekjeprurës, i cili ka për synim të vrasë njerëz të pafajshëm, të fus ndjenjën e frikës dhe të terrorit te njerëzit e vullnetit të mirë.

Por, detyra jonë e përbashkët, e të gjithë popujve dhe shteteve demokratike, është që përkundër ngjarjeve të tilla që na prekin thellë, të mos lejojmë që terroristët të realizojnë synimet e tyre.

Vlerat demokratike dhe civilizimi njerëzor do të triumfojnë mbi të keqen globale.

Në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Republikës së Kosovës, iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe Qeverisë turke për humbjet e pakompensueshme.

Republika e Kosovës është e përkushtuar në kuadër të angazhimeve të botës demokratike, të prira nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në luftën kundër terrorizimit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz