Seanca në rastin “Capat-Sekiraqa” nuk është zhvilluar dhe është përfunduar pa u mbajtur, pasi nuk janë plotësuar kushtet për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor.
Shkak për këtë është bërë mungesa e raportit të ekspertizës nga Psikiatria Forenzike për Valdrin Ademin, i cili ende nuk është përgatitur.
Gjykata ka vendosur që shqyrtimi gjyqësor të shtyhet për datën 6 maj, në ora 10:00. Të pandehurit ndërkohë vazhdojnë të mbahen në paraburgim prej rreth dy vitesh.