“Mshele gojën, Kush je ti”, shikoni përplasjen mes Shpend Ahmetit dhe asambleistit të Vetëvendosjes (Video)
03

Lexo edheHajnat vjedhin një veturë në Podujevë, shikojini pamjet

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti është përplasur ashpër me dy asamblistët e Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Egzon Azemi
Debati mes kryetarit Ahmeti dhe asamblistëve të VV-së filloi si pasojë e kritikave të asamblistëve drejtuar kryetarit lidhur me menaxhimin e ndërmarrjeve publike; sidomos lidhur me Ndërmarrjen Publike Banesore.
Teksa po u përgjigjej akuzave të asamblistëve Azemi e Rrahmani, kryetari i kryqytetit i kërkoi asamblistit Ermal Rrahmani që ta mbyllë gojën

Lexo edheHajnat vjedhin një veturë në Podujevë, shikojini pamjet
“A i ka kaluar afati Nexhat Kryeziut? Nëse i ka kalu afati, hajdeni krejt në intervistë e leni ato pallavra”, u shpreh fillimisht Ahmeti. Por, kur asamblistët filluan t’i përgjigjen teksa po fliste, Ahmeti reagoi edhe më ashpër. “A po më len me fol? Kush je ti? Kush je ti? Nuk mundesh ti me ma ndal mu fjalën. Nalu! Mshele gojën”, i tha Ahmeti, asamblistit të Vetëvendosjes Ermal Rrahmani.