Moti sot, kryesisht i vranët, këto janë temperaturat
03
Lexo edheShtrihet dora e pajtimit në xhami, familja e 19-vjeçarit falë gjakun e të birit i cili u godit afër vendkalimit të këmbësorëve
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ulët atmosferik.
Sipas njoftimit, të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët ndërkaq në pjesën perëndimore, jugore dhe jugperëndimore priten riga të dobëta shiu.
Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri në 18 gradë celsius.

Lexo edheShtrihet dora e pajtimit në xhami, familja e 19-vjeçarit falë gjakun e të birit i cili u godit afër vendkalimit të këmbësorëve
“Në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime, por ato do të mbesin me të njëjta amplituda me ditët e fundit. Duke i marr parasysh këto luhatje të masave ajrore dhe gjendjes së përgjithshme meteorologjike, vlerat e cilësisë së ajrit do të jenë në kufijtë e shëndetshëm. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-8m/s”, ka thënë IHMK.
Ndërkaq, IHMK thotë se javën e ardhshme pritet të ketë reshje më të theksuara të shiut dhe ulje të temperaturave.