Nasim Haradinaj flet nga sheshi: Policia dalin për të dy palët, mbrëmë provokuan deputetët
dp

Lexo edheHaradinaj: Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së, duke e lënë në gjysmë ligjin për Specialen

Nasim Haradinaj ka thënë se policët janë në shesh për të trajtuar ata që protestojnë dhe ata që e provokojnë protestën.
Në një deklarim për media, Haradinaj u shpreh se mbrëmë pati provokime nga protestuesit, por edhe nga deputetët.
“Protesta e djeshme ka qenë eskalim, dhunë e panevojshme. Mendoj që panevojshëm i kanë iniciu dhe toleru deri tek ekcesi, për me eskalu dhuna. Këtu e kam fjalën për policët që kanë dalë sot këtu dhe dalin në protesta, e gjithmonë duhet të dalin. Por, ata nuk dalin për njërën palë. Ata dalin për të dy palët. Dalin edhe për ata që protestojnë, por dalin edhe për pengim të atyre që provokojnë protestat. Dhe atë provokim proteste kanë qenë deputetët që e kanë bo” tha Haradinaj.

Lexo edheHaradinaj: Kurti i dha një goditje të rëndë UÇK-së, duke e lënë në gjysmë ligjin për Specialen