Haziri partive: UÇK-ja nuk është për pazare politike, bëhuni bashkë dhe votojeni ligjin

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim”, Çlirim Haziri, ka deklaruar se pas 21 ditësh e 21 netësh protestë, kërkesa e protestuesve mbetet votimi i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
“Ne jemi këtu qe 21 ditë e 21 net në këtë shesh, e Kryeministri nuk na paska parë e dëgjuar. Ne nuk jemi as PDK, as LDK. Jemi këtu pa asnjë dallim”, tha Haziri. Ai theksoi se, sipas tij, lojërat politike ndërmjet Kryeministrit, Bedri Hamzës dhe partive të tjera nuk duhet ta pengojnë procesin. “Lojërat e Kryeministrit me Bedri Hamzën dhe partitë e tjera nuk janë çështja jonë. Për ne ky ligj është emergjencë.
E emergjencë në të ardhmen janë edhe institucionet tona”, deklaroi Haziri. Haziri tha se ndryshimet e propozuara do t’i krijonin mundësi Kuvendit që, përmes institucioneve dhe universiteteve, të ketë rol në monitorimin e punës së Gjykatës, sipas parashikimeve të projektligjit. Në fund, ai u bëri thirrje partive politike që të bashkohen rreth votimit të ligjit. “Bëhuni bashkë. Votojeni ligjin. Mos tentoni të na pengoni”, tha Haziri. Protesta “Jo në emrin tim” po vazhdon për të 21-tën ditë, me kërkesën për procedimin dhe votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.
Sonte ora 21:00 ftohet protestë gjithëpopullore në Prishtinë Organizatori i protestave të deritashme në mbrojtje të krerëve të UÇK-së në Hagë, Çlirim Haziri, ka bërë sërish thirrje për protestë gjithëpopullore për sonte ora 21:00 në sheshin Skenderbeu në Prishrinë. Kjo protestë është ftuar për t’iu bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës për ta miratuar në lexim të dytë projektligjin për Gjykatën Speciale. Kuvendi i Kosovës ka mandat deri sonte në ora 24:00 dhe nëse nuk e zgjedh presidentin, vendi shkon automatikisht në zgjedhje, sipas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale.

Lexo edheCakolli për Sejdiun: Kosovës nuk i bëhet nder që President të jetë dikush që ndryshon qëndrimet












