“Kjo masë s’e pranon lojën e Albin Kurtit”, flet Çlirim Haziri
dp

Lexo edheGjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, ka reaguar pas propozimit të kryeministrit Albin Kurti për Glauk Konjufcën dhe Feride Rushitin si kandidatë për president të Kosovës.
Haziri e ka cilësuar si “lojë” të Kurtit propozimin e këtyre dy emrave, pak kohë para përfundimit të afatit për zgjedhjen e presidentit, raporton IndeksOnline.
“Ne i themi që kjo është lojë dhe kjo masë nuk e pranon këtë lojë. Ne po presim që të bashkohen. Nuk besoj që do ta pranojë as Glauk Konjufca që, në kurriz të UÇK-së, të bëhet president e të ulet në atë karrige të ngushtë të presidentit”, ka thënë Haziri.

Lexo edheGjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës
Ai ka bërë thirrje edhe njëherë që të votohet ligji për Gjykatën Speciale. /IndeksOnline/