Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dal përsëri me konferencë për media për çështjen e Presidentit.
Ai ka dal me një ofertë të re për PDK-në.
“Propozimi ynë më i ri është ky, meqë nuk po mund të arrij ta takoj, kryetari i PDK-së Bedri Hamza, le të del publikisht sonte dhe të zotohet që i gjithë grupi parlamentar i PDK-së merr pjesë me votë në zgjedhjen për President, dhe ne pas zotimit të tyre menjëherë po ua votojmë edhe leximin e dytë nese ata mendojnë se nuk përbën problem mosrespektimi i afatit 72 orësh ndërmjet dy leximeve. Pra, ne ua votojmë projektligjin për Gjykatë Speciale paraprakisht, e menjëherë sonte votimi për President, Glauku dhe Feridja”, ka thënë Kurti.
Ai ka thënë që sot do të mbahej seanca me dy pika, votimi i projektligjit në lexim të dytë për Gjykatën Speciale dhe zgjedhja e Presidentit. /Lajmi.net/