Moti sot dhe nesër në Kosovë
Temperaturat minimale në Kosovë do të zbresin deri në 8 dhe 6 gradë celsius, ndërsa maksimalet do të luhaten nga 20 deri në 23 gradë celsius.
Sot moti në Kosovë do të jetë kryesisht me diell. Në mbrëmje vranësirat do të shtohen, e vonë gjatë natës priten mundësi edhe për riga lokale shiu.
Nesër parashihet të mbajë mot pjesërisht i vranët, ku gjatë orëve të pasdites priten reshje lokale shiu, vende-vende me mundësi edhe për bubullima.
Lexo edhePara se të niset në mbrëmje, ky maturant vizitoi varrin e nënës, ja fjalët emocionuese…
Gjatë natës, me kalimin e sistemit frontal do të fryjë erë mesatarisht e fuqishme jugperëndimore 5-12m/s, me hove deri në 15m/s, ndërsa ditëve të ardhshme do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi-perëndimi 1-6m/s.
Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale.














