Cristiano Ronaldo me Portugalinë kanë triumfuar në edicionin e parë të Nations League, për ta fituar trofeun më të ri në Evropë, raporton Gazeta Express.
Portugalia, në finale e mposhti 1-0 Holandën, për ta fituar trofeun e dytë në histori në epokën e Cristiano Ronaldos.
Portugalia u tregua skuadër më kërkuese në Nations League dhe kjo u vërtetua dhe në gjysmëfinale, ku e mposhti 3-1 Zvicrën me het-trik të Cristiano Ronaldos. /Gazeta Express/