Ka përfunduar 45 minutëshi i parë në finalen e Ligës së Kombeve ndërmjet Portugalisë dhe Holandës.
Ndeshja e cila po zhvillohet në Lisbonë, ka dhuruar jo pak raste – me kërcënime serioze kryesisht nga vendasit.
Skuadra e Fernando Santos u treguar më agresive dhe në kërkim të golit, por pa e gjetur atë në pjesën e parë, përcjell lajmi.net.
Një ndër momentet interesante të ndeshjes ishte edhe driblimi që Bernardo Silva i bëri Virgil Van Dijk, i cili po pretendohet se është më i miri i momentit.
Ylli i Manchester Cityt me një lëvizje të bukur shmangu mjaft mirë holandezin, që doli tërësisht jashtë loje.
Ndiqeni më poshtë momentin në fjalë. /Lajmi.net/
