back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaBotëMomenti i frikshëm kur rrufeja godet aeroplanin përgjatë fluturimit (VIDEO)

Momenti i frikshëm kur rrufeja godet aeroplanin përgjatë fluturimit (VIDEO)

Të ngjajshme

Një pasagjer ka filmuar momentin kur aeroplani me të cilin është duke udhëtuar ai, goditet nga një rrufe.

Aeroplani nga agjencia e fluturimeve ‘Thomas Cook” sapo ishte larguar nga Aeroporti i Manchesterit për Banjul në Gambia. Incidenti ndodhi të dielën në mbrëmje, transmeton lajmi.net.

Në xhirimin e frikshëm, avioni shihet duke u ngritur në qiellin e mbuluar nga retë e zeza.

Papritur, një rrufe nga qielli godet krahun, rast ky i cili çuditërisht nuk ngjallë panik tek pasagjerët.

Një zëdhënës i kompanisë së fluturimeve tha se të prekurit ishin në gjendje të hipnin në një fluturim të veçantë më vonë atë mbrëmje.

Klipi është parë më shumë se 7 mijë herë në rrjetin social Twitter. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz