back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeMomenti i dorëzimit të Gjuriq tek autoritetet serbe (VIDEO)

Momenti i dorëzimit të Gjuriq tek autoritetet serbe (VIDEO)

Të ngjajshme

Blerim Sallahu nënshkruan Projekt-Kodin e Etikës për Ekspertët Gjyqësorë

Ministri i Drejtësisë dhe njëherit kandidati për deputet nga...

Një i lënduar nga aksidenti në rrugën e Varoshit

Një aksident mes dy veturave ka ndodhur sonte në...

​KEK del me njoftim për punonjësit e vet

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) përmes një njoftimi për...
- Advertisement -

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën, Marko Gjuriq është arrestuar sot në veri të Mitrovicës pasi kishte hyrë ilegalisht pasi që leja për të hyrë në Kosovë i ishte refuzuar nga Ministria për Punë të Jashtme.

- Advertisement -

Gjuriq pas arrestimit në Mitrovicë u soll nën masa të shtuara të sigurisë në stacionin ‘Qendër’ në Prishtinë ku qëndroj për pak minuta ku më pas u nis për në Merdare që t’u dorëzohet autoriteteve serbe.

Indeksonline ka siguruar një video nga momenti kur Gjuriq i është dorëzuar autoriteteve të Serbisë.

Ndryshe Gjuriq bashkë me disa ministra të tjerë serbë kishin kërkuar që të qëndronin në Kosovë por një gjë e tillë nuk u arrit pas refuzimit të lejes nga autoritetet kosovare.

Pas kalimit të pikës kufitare në Meradre, Gjuriq ka pas një lidhje direkte me një gazetar serb në RTS të cilit i ka thënë shkurt se është keq.

Reagimet lidhur me arrestimin e Gjuriq ishin të shumta si nga vendorët edhe nga ndërkombëtarët. Së fundi një reagim të ashpër lëshoj edhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq i cili tha se serbët nuk kërkojnë leje për të qenë në Kosovë por që vetëm i lajmërojnë autoritete  Kosovës./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz