back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeMomenti i arrestimit të policit kosovar që dyshohet se mori ryshfet

Momenti i arrestimit të policit kosovar që dyshohet se mori ryshfet

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht Departamenti i Hetimeve sot në orët e pasdites ka arrestuar në flagrancë zyrtarin policor, Qamil Delija, me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “marrje të ryshfetit”.

Klina info ka publikuar pamje nga arrestimi i tij, shkruan Indeksonline.

Hetimi për këtë rast kishte filluar ditë më herët bazuar në informacionet e siguruara përmes rrugëve operative hetimore.

Hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë edhe me Prokurorinë Themelore të Pejës në këtë rast kanë përdorur edhe masat e fshehta të hetimit dhe vëzhgimit.

Zyrtarit të arrestuar i cili ka qenë i angazhuar në policinë kufitare (stacioni policor kufitar i Qafë Prushit) me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz