Momente paniku në det, përmbyset trageti me 267 persona pranë Qipros
dp

Lexo edheShtatë të vdekur pas përmbytjes së tragetit në Qipro, 23 persona ende të zhdukur

Sipas autoriteteve, në bord ndodheshin 259 pasagjerë dhe 8 anëtarë të ekuipazhit. Trageti ishte nisur drejt portit turk Tasucu, në provincën e Mersinit, kur filloi të merrte ujë rreth 7.5 kilometra larg bregut.
Ministri i Transportit i Qipros Veriore, Erhan Arıklı, bëri të ditur se rreth 100 persona janë evakuuar dhe nxjerrë në breg, raporton Anadolu.
Në vendngjarje janë mobilizuar ekipet e kërkim-shpëtimit dhe shërbimet mjekësore, ndërsa pamjet tregojnë pasagjerë me jelekë shpëtimi në ujë pranë tragetit të përmbysur.

Lexo edheShtatë të vdekur pas përmbytjes së tragetit në Qipro, 23 persona ende të zhdukur
Operacioni i shpëtimit po vazhdon, ndërsa autoritetet pritet të përcaktojnë shkaqet që çuan në marrjen e ujit dhe përmbysjen e tragetit.