BallinaLajmeMolliqaj: Shko Albin, je në anën e atyre që po e akuzojnë...

Molliqaj: Shko Albin, je në anën e atyre që po e akuzojnë UÇK’në

Të ngjajshme

Shembja e rrugës në Prishtinë: Çfarë dihet dhe çfarë mbetet e paqartë

Rruga “Don Shtjefën Kurti”, që u shemb në afërsi...

Futbollistët e Turqisë marrin valixhet dhe nisen drejt Kosovës

Futbollistët e Kombëtares së Turqisë janë nisur drejt Kosovës...

Serbia arrin marrëveshje të re për furnizim me gaz nga Rusia

Serbia ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës ekzistuese...

Ndeshja historike Kosovë-Turqi shtyn spektaklin e Big Brother Albania

Big Brother VIP Albania do të zhvendoset për të...

Ish-bashkëpartiaku i Kurtit, Dardan Molliqaj, ka folur pas zhvillimeve të fundit politike në vend të nxitura nga bërja publike e aktakuzës për Thaçin e Veselin nga Prokuroria Speciale e Hagës.

Molliqaj thotë se tash e një kohë të gjatë, Albin Kurti dhe Vetëvendosje kanë thënë që Thaçi po negocion një marrëveshje të dëmshme për Kosovën për ta shpëtuar veten nga Specialja. Sipas kreut të PSD’së, një qëndrim i tillë presupozon e Thaçi është fajtor dhe se ka bërë krime, prandaj po synon t’i ikë gjykimit.

Molliqaj thotë se Kurti duhet të shkojë, meqë tashmë është rreshtuar në anën e atyre që po e akuzojnë UÇK’në.

Shkrimi i plotë:

Shko Albin…

VV ka kohë që thotë se Hashim Thaçi po e negocion një marrëveshje të dëmshme për Kosovën, për ta shpëtuar kështu veten nga Gjykata. Në këtë qëndrim, presupozimi është i qartë. Sipas Kurtit, drejtori politik i UÇK-së, Hashim Thaçi qenka i fajshëm, pra paska bërë krime lufte dhe prandaj po ikën prej gjykimit.

Albin, tashmë e kemi kuptuar që nuk sheh asgjë tjetër përtej interesit tënd politik. Dikur thoshe se pushteti i VV-së nuk do t’i dorëzojë njerëzit e UÇK-së. Për ta realizuar këtë interes, sot je në anën e atyre që akuzojnë UÇK-në. Në anën e atyre që e shohin me përçmim luftën për liri. Je vendosur në anën e atyre që luftën e UÇK-së e shohin si një shpërthim agresiv e të dëmshëm të disa katundarëve.

Albin, çfarë di ti për krimet e UÇK-së kur iu drejtove Hashim Thaçit me sugjerimin për të shkuar në Hagë? A din edhe për ndonjë tjetër, apo veç për drejtuesin politik? Siç duket, tash për tash ky po ta zë rrugën.

Shko Albin thuaj të gjitha, sepse edhe ashtu, me qëndrimet e tua, e ke vendosur veten në anën e atyre që duhet të ftohen si dëshmitarë. Merri me vete edhe kolegët e tjerë të partisë: Shkelzenin, Fatmiren, Liburnin, Hakiun etj. sepse në bazë të qëndrimeve të tyre, edhe ata duket se dijnë shumë.

Shko Albin, dhe trego që gjykimet politike bëhen të pranueshme vetëm atëherë kur t’i eliminojnë kundërshtarët politik. Shko dhe trego që drejtësia edhe mund të jetë selektive përderisa të shërben ty.

Shko Albin se kompleksi yt me historinë atje shërohet. Atje po e rishkruajnë historinë.

Tregoju në Hagë se historia duhet të ndryshohet, sidomos aty ku ti nuk je protagonist. Trego se ajo duhet të rishkruhet, sidomos në pjesët ku emri yt nuk përmendet.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz