back to top
Thursday, October 23, 2025
BallinaLajmeGjykata Kushtetuese e shpall të pavlefshëm Ligjin për Paga të Qeverisë Haradinaj

Gjykata Kushtetuese e shpall të pavlefshëm Ligjin për Paga të Qeverisë Haradinaj

Të ngjajshme

Diddy kërcënohet me thikë brenda burgut në New York?

Një moment i tmerrshëm thuhet se ka ndodhur pas...

Në QNR përfundon numërimi i fletëvotimeve nga votimi i personave me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se është...

Samsung prezanton Galaxy XR, konkurrenti i Apple Vision Pro me sistemin Android XR

Samsung ka zyrtarizuar Project Moohan me emrin Galaxy XR,...

Bellingham i jep goditjen e madhe Juventusit, shënon nga afërsia

Vjen goli i parë në takimin ndërmjet Real Madridit...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm, në tërësinë e tij, Ligjin për Pagat në Sektorin Publik, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Kushtetuesja ka njoftuar se ka marrë vendim të shquqizojë vendimin për caktim të masës së përkohshme të 12 dhjetorit 2019, si dhe vendimin për vazhdim të masës së përkohshme të 30 marsit 2020.

“II. TË SHPALLË, me shumicë, se Ligji nr. 06/L-111 për Pagat në Sektorin Publik, në tërësinë e tij, nuk është në përputhshmëri me: nenet 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit]; 7 [Vlerat]; 102 [Parimet e Përgjithshme të Sistemit Gjyqësor]; 103 [Organizimi dhe Jurisdiksioni i Gjykatave] paragrafi 1; 108 [Këshilli Gjyqësor i Kosovës]; 109 [Prokurori i Shtetit]; 110 [Këshilli Prokurorial i Kosovës]; 115 [Organizimi i Gjykatës Kushtetuese]; dhe me nenet 132 [Roli dhe Kompetencat e Avokatit të Popullit]; 136 [Auditori i Përgjithshëm i Kosovës]; 139 [Komisioni Qendror i Zgjedhjeve]; dhe 141 [Komisioni i Pavarur i Medieve] të Kapitullit XII [Institucionet e Pavarura] të Kushtetutës;”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, vetëm pesë ditë pasi ka hyrë në fuqi Ligji i ri për paga, në dhjetor të 2019-s, Avokati i Popullit e kishte dërguar atë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësim të përputhshmërisë së tij me Kushtetutën.

Kërkesa ishte bërë pasi Avokati i Popullit kishte pranuar 35 ankesa nga subjekte të ndryshme të sektorit publik të parashtruara kundër Ligjit për paga, duke përfshirë këtu edhe ankesat nga punëtorët në shëndetësi, në arsim, në polici dhe në shërbimin civil. /Gazeta Express

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz