”Mirëseardhje e posaçme” për Oliver Spasovskin në Prilep (Foto)
dp

Lexo edheAnkesa nga bujqit e Koçanit. Çmimi i orizit tepër i ulët (Video)

Fushata kundër LSDM-së për deklaratat e mëhershme të kryetarit të kësaj partie për çështjen e dygjuhësisë nuk ka të ndalur. Kësaj radhe, parulla janë shfaqur në qytetin e Prilepit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në këtë qytet, sot duhet të arrij ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, por në cilësinë e sekretarit të LSDM-së.
Dikush, i ka përgatitur një ”mirëseardhje të posaçme”, përmes dy parullave në gjuhën shqipe, ku shkruhet se ”Prilepi është kundër dygjuhësisë.”
Ndërkaq, parulla tjetër thotë ”Oliver, mirë se erdhe në Prilepin heroik.”

Lexo edheAnkesa nga bujqit e Koçanit. Çmimi i orizit tepër i ulët (Video)

